Francë: Zbulohet një su*lm i planifikuar për festat e fundvitit


Dy burra të moshës 23 vjeçare janë akuzuar për te*rrorizëm më 8 dhjetor në Francë. Pas arr*estimit të tyre u zbulua se kishin planifikuar të kryenin su*lme me thika në hapësira publike gjatë kohës së festave të fundvitit.
Shërbimi inteligjent në Francë, arr*estoi dy burrat kah fundi i nëntorit në dy zona të ndryshme në periferi të Parisit. Shërbimi inteligjent pranoi informata për planifikim të su*lmeve të mundshme, tha një burim i afërt me rastin.

Të dytë, u akuzuan për te*rrorizëm më 3 dhjetor dhe mbetën në parab*urgim, tha burimi duke konfirmuar kështu raportimet e para të publikuara në gazetën, Le Parisien.
Plani i dy të arrestuarve ishte të sulmonin njerëz në qendra tregtare por edhe rrugë.
Burimi i informuar për rastin tha se dy burrat madje diskutuan se ku do të duhej të “vd*isnin si martirë”, duke shtuar se plani ishte i inspiruar nga xhihadistët.

Dyshja, sipas burimit, u njoh në rrjetet sociale e më pas u takua edhe fizikisht.
Në Francë ndodhën shumë sulme terroriste që nga viti 2015, me ç’rast qindra njerëz vdiqën e vendi u detyrua të rrisë nivelin e sigurisë në më të lartin.

Baby Boo