Francë: Trupat e dy foshnjave gjenden të ngrira në një frigorifer

French police officials block off a street near a police station in Rambouillet, south-west of Paris, on April 23, 2021, after a woman was stabbed to death in the town. - A woman was stabbed to death at police station in Rambouillet near Paris after an attack by a Tunisian man who was shot dead according to police sources. (Photo by Bertrand GUAY / AFP)

Franca është tronditur mëngjesin e së enjtes. Dy trupa të foshnjave janë gjetur të ngrira brenda një frigoriferi. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin Bedoin, në rajonin Vaucluse. Trupat e foshnjave u gjetën në shtëpinë e një gruaje e moshës 41 vjeçare, e cila u arrestua. Prokurorja Helene Mourges, tha se hetimet janë të fazën fillestare.

“Çështja është në fazën fillestare dhe ngjarjet janë të karakterit kriminal”, tha prokuroja. Ajo theksoi se rasti u zbulua pas një telefonate nga një person, shkruan Le Figaro. Mourges tha se ende nuk po mund të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave.

“Për momentin është e pamundur të përcaktohet mosha apo gjinia e foshnjave që u gjetën të ngrira, si dhe ndonjë lidhje e mundshme mes tyre apo gruas e cila u arrestua”, theksoi Mourges.
“Janë marrë mostra për të siguruar më shumë informacione rreth foshnjave. Autopsia do të zbulojë detaje më shumë” tha Mourges. Ende nuk dihet nëse kanë lidhjes mes vete personi i cili e informoi policinë dhe e dyshuara. E dyshuara banon po në këtë qytet në Mont Ventoux, shkruan gazeta franceze./Klankosova.tv

Baby Boo