Franca planifikon t’i ndjekë në mënyrë dixhitale njerëzit në kuadër të luftës kundër COVID-19


Në kuadër të luftës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) qeveria e Francës, planifikon të ndjekë njerëzit nëpërmjet aplikacionit të celularëve.

Ministri përgjegjës për Çështjet Dixhitale, Cedric O, në deklaratën për gazetën Le Monde, tha se në kuadër të projektit “StopCovid” që qeveria ka vendosur të zbatojë, do të zhvillohet një aplikacion për celularët, kështu që njerëzit do të mund të ndiqen në mënyrë dixhitale dhe se me këtë rast do të mund të identifikohet se me kë ka kontaktuar personi.

Ai tha se aplikacioni në fjalë nuk do të jetë i detyrueshëm për të gjithë.

O tregoi se aplikacioni do të punojë me teknologjinë e bluetooth. “Kjo teknologji është në qendër të projektit evropian i zbatuar nga Gjermania, Franca dhe Zvicra”, tha zyrtari francez.

Baby Boo