Franca, përplasje me Turqinë dhe për frontin Nagoro-Karabak: Ajo do lu*ftë!


Franca të enjten akuzoi Turqinë për dërgimin e mercenarëve sirianë për të lu*ftuar në konfliktin e Nago-Karabakut dhe tha se po bashkëpunonte me Rusinë në arritjen e një ar*mëpushimi midis Azerbajxhanit dhe forcave armene. Nga ana tjetër Turqia ka mohuar dërgimin e mercenarëve për të marrë pjesë në konflikt.

“Presidentët Emmanuel Macron dhe Vladimir Putin ranë dakord mbi nevojën për përpjekje të përbashkëta për të arritur një armëpushim” tha zyra e Macron në një deklaratë pasi të dy udhëheqësit folën në telefon.
“Ata gjithashtu shprehën shqetësim në lidhje me dërgimin e mercenarëve sirianë nga Turqia në Nago-Karabak” tha deklarata.

Franca nuk ka dhënë ndonjë provë për të mbështetur pretendimin e mercenarëve ndërsa Kremlini tha në një deklaratë se pretendimi nuk u përmend në bisedën Putin-Macron. Macron i cili ka shkëmbyer akuza me Presidentin turk Tayep Erdogan për muaj tha të mërkurën se Ankaraja po vepronte sikur “të donte një lu*ftë”.

Baby Boo