Franca me propozim të ri për zgjerimin e BE’së


Franca dëshiron të ndryshoj rregullat sa i përket pranimit të anëtarëve të rinj në Bashkimin Evropian.

Një dokument i botuar sot në prestigjiozen ‘Politico’, tregon se Parisi bën thirrje për zëvendësimin e procesit aktual të pranimit, i cili ndan 35 kapituj, ku anëtari i mundshëm duhet të përputhet me ligjin e BE’së.

Ndërsa vendet e BE’së duhet të bien dakord unanimisht për të filluar zyrtarisht negociatat për anëtarësim.
Sipas propozimit francez, duhet të ketë një proces të ri me shtatë faza, ‘me kushte të rrepta, me qëllim që të konvergjojë në mënyrë efektive drejt normave dhe standardeve evropiane’.

“Sapo të hapen negociatat, procesi i integrimit nuk do të bazohej më në hapjen e njëkohshme të një numri të madh kapitujsh tematikë, por në disa etapa të njëpasnjëshme, të cilat do të formojnë blloqe koherente të politikave”, thuhet në letër.

Propozimi vjen pasi Franca u bë qendra e një polemike të padëshiruar në samitin e fundit të Këshillit Evropian, kur Presidenti Emmanuel Macron i mbështetur nga Danimarka dhe Holanda, bllokoi propozimin për të hapur bisedimet në lidhje me pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Vendet kandidate duhet të kenë një ekonomi funksionale të tregut dhe të arrijnë që të përballojnë konkurrencën dhe forcat e tregut në BE, në mënyrë që të aplikojnë për anëtarësim.

Baby Boo