Franca ende është e rezervuar që Maqedonia të marr datën e fillimit të bisedimeve në qershor

Vazhdojnë debati në mes vendeve anëtare të BE-së për të vendosur një datë për fillimin e negociatave me Maqedoninë në Këshillin e BE, ku Franca vazhdon ta kundërshtojë këtë që të ndodhë në muajin qershor pavarësisht marrëveshjes me Greqinë, përcjell Fakte.

Baby Boo

Në përpjekjet për të bindur Francën, shtetet anëtare pranuan të vendosnin një vendim të kushtëzuar për negociatat, pa një afat kohor kur ato konkretisht mund të fillojnë, por as kjo nuk e bindë Francën.

Parisi pranon të ketë “një fjalor më pozitiv” dhe inkurajon Maqedoninë, por negociatat në qershor nuk janë të mundshme. Qëndrim që ka shqetësuar shumë shtete anëtare të BE-së, të cilët besojnë se Maqedonia duhet të shpërblehet si për reformat ashtu edhe për çështjen e emrit.

Ndër mbrojtësit më të fuqishëm në fillim të negociatave është Bullgaria, e cila mban presidencën e BE-së deri në fund të muajit dhe që vlerëson gjithashtu se negociatat me Maqedoninë në qershor gjithashtu do të sjellin “prestigj” për presidencën e saj.

Mbrëmë ambasadorët e vendeve anëtare kanë debatuar pothuajse 22 orë për këtë çështje, por nuk kanë arritur të sjellin kompromis./Telegrafi