Franca ar*matos Greqinë dhe bashkon Mesdheun kundër Turqisë!


Vendet e Mesdheut i kanë dërguar dje një paralajmërim të qartë Turqisë në një samit emergjent të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron në ishullin e Korsikës, për të frenuar rritjen e tensioneve në mes Athinës dhe Ankarasë. Udhëheqësit e Francës, Greqisë, Qipros, Maltës, Italisë, Spanjës dhe Portugalisë u mblodhën në Korsikë mes frikës së shpërthimit të një konflikti të hapur ndërsa Turqia vazhdon kërkimet për naftë dhe stërvitjet ushtarake ndikimin në Mesdheun lindor.

Ai që ishte më i ashpër në deklaratat e tij nuk ishte kryeministri grek Qiriako Mistotaqis, por presidenti francez Emmanuel Macron, i cili u përpoq të bashkonte vendet e rajonit kundër Ankarasë, duke armatosur ndër të tjera Greqinë me avionë dhe raketa. “Turqia nuk është më një partner në këtë rajon,” u tha Macron gazetarëve përpara samitit të ishullit. “Ne evropianët duhet të jemi të qartë dhe të vendosur me qeverinë e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në lidhje me sjelljen e saj të papranueshme në rajon”, tha ai.

Macron nuk sqaroi se çfarë veprimesh specifike dëshiron të ndërmarrin vendet evropiane, por tha se ata duhet të vendosin “vijat e kuqe”. “Ne mesdhetarët duhet të jetojmë në paqe”, tha udhëheqësi francez. Por përvec Francës, vendet e tjera në samitin e Korsikës kanë përparësi të ndryshme. Italia, Spanja dhe Malta janë veçanërisht më të shqetësuara për varkat e emigrantëve që vijnë nga Afrika e Veriut në brigjet e tyre. Portugalia. ndërkohë, ka pak interes në tensionet rreth Mesdheut lindor.

Diskutimi midis dy udhëheqësve zgjati më shumë se një orë e njëzet minuta dhe burime qeveritare deklarojnë se është arritur një marrëveshje e plotë midis presidentit të Francës dhe kryeministrit grek. Gjatë një takimi dypalësh me kryeministrin grek, Macron me Mitsotaqis mësohet se kanë arritur një marrëveshje të përbashkët për blerjen e armëve, por ansjëra nga palët nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.

Greqia dhe Turqia kanë vendosur njësitë e forcave detare dhe ajrore përballë njëra-tjetrës në Mesdheun lindor. Anijet turke vazhdojnë të kërkojnë gaz në ujërat ku Greqia dhe Qiproja pretendojnë të drejta ekskluzive ekonomike. Franca ndërkohë që po kryen patrulla ushtarake në rajon në një shfaqje të mbështetjes për Greqinë dhe Qipron dhe BE po mendon për sanksione të reja kundër Turqisë. Zyrtarët ushtarakë turq dhe grekë u takuan të enjten në selinë e NATO-s, si pjesë e takimeve të vazhdueshme që synojnë uljen e rrezikut të konfliktit të armatosur, por mësohet se nuk arritën asnjë marrëveshje.

Ministria e Jashtme e Turqisë iu përgjigj sot Macron duke i cilësuar deklaratat e tij si “arrogante” dhe në përputhje me “reflekset e vjetra koloniale”. Ajo akuzoi presidentin francez për ngritjen e tensioneve dhe vënien në rrezik të “interesave më të mëdha” të Europës.
“Nuk i takon Macron të përcaktojë juridiksionin detar të ndonjë vendi në Mesdhe” ose kudo tjetër, tha ministria turke në një deklaratë.

Zëdhënësi i partisë në pushtet të Turqisë kritikoi po ashtu “gjuhën kërcënuese” të Macron. “Ne kemi probleme me mendjet koloniale si tuajat, zotit Macron,” tha zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Omer Çelik. Duke folur të enjten pas takimit në Korsikë, Ministri Grek i Çështjeve Evropiane Miltiadis Varvitsiotis i bëri thirrje BE-së për ndërhyrje të menjëhershme. Ai tha se Greqia nuk do të provokonte konflikt, por nuk do të rrinte ulur duke pritur të vinte ndihma evropiane: “Në fund të ditës, ne do të mbrohemi, madje edhe vetëm”, deklaroi ai.

Zyrtarët grekë mësohet se janë në bisedime me Francën për të blerë miliona euro pajisje ushtarake, duke rritur ndjeshëm buxhetin ushtarak. “Por pjesa më e madhe e buxhetit do t’i jepet Francës, në mënyrë që të konsolidojmë bashkëpunimin me stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe programe të përbashkëta mbrojtëse”, tha ai. Athina dhe Parisi mësohet se kanë përfunduar në Korsikë negociatave për një marrëveshje që pritet të çojë në blerjen e rreth 18 avionëve luftarakë Rafale. Paketa pritet gjithashtu të përfshijë blerjen e raketave dhe mirëmbajtjen e luftëtarëve reaktivë Mirage të Greqisë.(SI)

Baby Boo