Fqinjët e Kujtim Fejzullahit tregojnë se çka kishte bërë ai disa orë para su*lmit


20 vjeçarin Kujtim Fejzullai fqinjët e tij e përshkruajnë si një djalë të qetë dhe të komunikueshëm. Sipas mediave austriake disa orë para se të kryente su*lmet vr*astare ai i kishte ndihmuar fqinjët e tij. Gordana Nikoliç 68 vjeçare ka qenë fqinje me Fejzullai në Vjenë në një rrëfim për mediat e Austrisë ka treguar se ai e kishte ndihmuar me çantat e pazarit.

“Ai po zbriste shkallët nga apartamenti i tij dhe u turr drejt meje për të më ndihmuar me çantat. I thashë se nuk ishte e nevojshme por ai këmbënguli të më ndihmonte. Kështu që mori çantat dhe i vendosi tek dera e banesës time. Ai ishte i qeshur i lumtur dhe po bisedonte dukej krejtësisht normal” ka thënë 68-vjeçarja.

Gjashtë orë pas këtij veprimi 20-vjeçari doli i ar*matosur në rrugët e Vjenës dhe nisi të qëllonte ndaj qytetarëve. Kujtim Fejzullai mbeti i vr*arë nga përballja me policinë. Su*lmet ndodhën në mënyrë të koordinuar në 6 zona të ndryshme të kryeqytetit të Austrisë. Katër persona u vr*anë nga këto su*lme dhe shumë të tjerë mbetën të pl*agosur. Fqinjët e Kujtim Fejzullai kanë thënë se 20-vjeçari ishte takuar atë ditë edhe me dy persona të tjerë.

“Si mund ta merrja me mend që djalli jetonte përballë derës time? Është e frikshme kur mendon që një vr*asës jetonte kaq pranë shtëpisë tënde. Të duket e pabesueshme” ka thënë Kevin Dima një djalë 26-vjeçar banor i pallatit ku jetonte Kujtim Fejzullai.

Baby Boo