Fotot u fshinë, follow-t u hoqën, Bora dhe Donaldi u ndanë dhe ja përse


Bora Zemani dhe Donald Veshaj i dhanë fund raportit të tyre pak javë më parë dhe gjithçka u kuptua nga fakti që nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në ‘Instagram’ dhe kanë fshirë çdo foto që kanë pasur si çift. Megjithëse raporti i tyre ka pasur shumë ulje dhe ngritje, këtë herë sipas miqve të tyre çdo gjë ka marrë fund. Burime për ‘Panorama Plus’ thonë se arsyeja e ndarjes është xhelozia dhe ka qenë Donaldi ai që ka marrë valixhet për t’u larguar nga shtëpia ku bashkëjetonin.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të thjeshtë mes tyre, por për ndarje përfundimtare. Sesa të vërteta janë këto fjalë nuk mund ta themi me siguri, ama xhelozia është një arsye e shpeshtë për ndarje mes çiftesh. E kur futet edhe televizioni në mes gjërat nuk bëhen më të lehta.

Baby Boo