Fotot/ Sportiv dhe ‘për plazh’, Haradinaj takohet me Kryemadhin në Durrës: U gëzova…


Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka ardhur në Shqipëri. Ai ndodhet në qytetin e Durrësit ku është takuar edhe me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Ka qenë vetë Haradinaj ai i cili ka publikuar disa foto nga Durrësi, ku ndër të tjera shkruan se e kishte për kënaqësi një bashkëbisedim me Kryemadhin ku temë e diskutimeve ka qenë aktualiteti politik në Shqipëri dhe Kosovë.

“Përseri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, poashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar. RH”

Baby Boo