FOTOT/ Protesta kundër racizmit ul në gjunjë kryeministrin kanadez


Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka marrë pjesë në protestat kombëtare kundër racizmit.

Me një maskë të zezë mbrojtëse, për shkak të pandemisë dhe rrethuar nga truprojat e tij, Trudeau u shfaq në protestën përpara parlamentit.

Demonstrata u mbajtën edhe në qytetet e tjerë kanadeze, përfshirë edhe Toronton ndërsa mijëra vetë marshuan në rrugë në nder të George Floyd, të vrarë 11 ditë më parë nga policia në Minesota.

Kryeministri Trudeau u ul 3 herë në gjunjë, bashkë me protestuesit.

Baby Boo