FOTOT +18: Çajnë barkun e pitonit, banorët e fshatit përballen me skenën horror


Nuk kanë asnjë ndryshim nga një film horror pamjet e publikuara në internet të nënës së dy fëmijëve, e cila u gjet brenda barkut të një pitoni 8 metra të gjatë.

Banorët e zonës në Sulawesi të Indonezisë u tmerruan kur, pasi çanë barkun e gjarprit gjigant, gjetën trupin e 54-vjeçares, Wa Tiba.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, nëna e dy fëmijë ishte parë për herë të fundit duke ujitur bahçen në shtëpinë e saj mbrëmjen e së enjtes.

Por kur nuk mundën ta gjenin gjëkundi, dy djemtë e saj u shqetësuan dhe nisën ta kërkonin. Pas pak kohësh ata gjetën sandalet e saj, ndërsa rreth 30 metra më tutje, fëmijët zbuluan gjarprin gjigant me barkun e fryrë.

Të tmerruar për atë që dyshonin se mund t’i kishte ndodhur nënës së tyre, fëmijët telefonuan policinë. Me qindra banorë u mblodhën në fshatin e largët Mabolu. Ata e vranë fillimisht pitonin dhe më pas e hapën, duke gjetur trupin e pajetë të gruas.

Banorët e përshkruan të gjithë këtë ngjarje si tronditëse. “Është si një film horror. Njerëzit janë të tmerruar. Kemi frikë të dalim jashtë… e vetmja gjë që mund të bëjmë është të lutemi”, tha një banor.


Baby Boo