Fotografia provokuese e Vuçiqit për Kosovën, vjen reagimi i Hotit


Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas vendosjes së hartës së Kosovës nën ngjyrat e flamurit serb nga ana e presidentit Aleksander Vuçiq, raporton Gazeta Express.
Hoti ka thënë se deklarata e Vuçiq tregon qasjen destruktive të Serbisë, përkundër zotimeve para faktorit ndërkombëtar.

“Deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tregon qasjen destruktive që ka pasur në vazhdimësi fqinji ynë verior në raport me Republikën e Kosovës, përkundër zotimeve të shumta që Serbia i ka bërë, nën garancat e faktorit ndërkombëtar, për paqen, stabiliteti dhe prosperitetin e rajonit”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë poashtu se Kosova vazhdon angazhimin dhe vendosmërinë drejt rrugëtimit euro-atlantik.
“Megjithë provokimet që vijnë nga fqinji ynë verior, Republika e Kosovës, përmes angazhimit dhe vendosmërisë, sigurt po vazhdon rrugëtimin drejt anëtarësimit sa më të shpejtë në NATO, Bashkimin Evropian dhe në të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare”, ka thënë ai

Baby Boo