FOTO/ Vret shoqen e ngushtë për ti marrë fëmijët, arsyeja monstruoze


Një grua që nuk mund të bëjë fëmijë planifikoi vrasjen e një mamaje, një komplot për të vjedhur 4 fëmijët e saj. Christine Lyons, 47 vjeçe, nga Australia u dënua këtë javë me 30 vjet burg për shkak të një sulmi djallëzor që e la 39 vjeçaren Samantha Kelly të vdekur. Lyons e bindi ish-të dashurin e saj Peter Arthur dhe kushëririn e saj Ronald Lyons për të vrarë zonjën Kelly. Trupi i saj u varros në pyje dhe u raportua e zhdukur. Para se Samantha të vdiste, Lyons kishte filluar t’i thërriste dy fëmijët e saj me emra të rinj sikur t’i kishte të vetët.

Ish-i dashuri i Lyons, Arthur nën drejtimin e Christine Lyons, rrëmbeu një çekiç dhe e goditi Kellyn mbi kokë të paktën shtatë herë. Me lopata ata varrosën trupin dhe pastaj gënjyen në polici duke u thënë se zonja Kelly u zhduk në mes të natës, sepse ajo “nuk donte më të kujdesej për fëmijët e saj”.

Christine Lyons u dënua me 30 vjet burg, Ronald Lyons u dënua me 12 vjet e gjashtë muaj dhe Arthur u dënua me 22 vjet burg.

Baby Boo