FOTO: Qytetari rrezikon jetën e fëmijës, e fut në bagazhin e veturës


Një qytetar ka rrezikuar jetën e një fëmijë, të cilin e ka futur në bagazhin e veturës së tij.

Sipas fotografive të dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar, shihet se si një shofer e ka futur një fëmijë të mitur në bagazhin e veturës për ta mbajtur një motoçikletë, që kjo të mos binte në tokë.

Siç shihet edhe në foto, një pjesë e motoçikletës është jashtë bagazhit dhe dera e bagazhit është e hapur.

Fotografitë janë shkrepur në rrugën afër Stacionit të Autobusëve në drejtim të rrugës për Ferizaj.

Baby Boo