FOTO/ Makina përmbyset në kanal dhe shpërthen në flakë, humb jetën shqiptarja në Itali


ITALI– Një shqiptare ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në San Giovani. Viktima është Xhoana Prenga 22 vjeç, e cila po udhëtonte me një mjet tip Ford Fiesta nga San Giovanni për Croce nën shoqërinë e një mikut të saj dhe qenit të tyre.

Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë, por ishte shumë vonë për të renë shqiptare, trupi i së cilës u nxor nga shërbimi zjarrfikës.

Miqtë e kanë përshkruar Xhoanën “si një vajzë të mbushur me jetë dhe naive”. Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj Diana Dollani dhe me motrën, ndërsa babai i tyre jeton në Pescara. Policia pritet të marrë në pyetje 23-vjecarin italian për të zbardhur shkaqet e aksidentit

Baby Boo