Ballina Pa Censurë FOTO LAJM/ Viti 1992, shikoni si i kishte muret e shtëpisë Edi...

FOTO LAJM/ Viti 1992, shikoni si i kishte muret e shtëpisë Edi Rama


 

Në galerinë “Zeta” në Tiranë, çelet ekspozita e ideuar nga Hubert Lobnig, një fotograf austriak që vendin tonë e vizitoi për herë të parë në vitin 1992. Lobnig sjell foto të atyre viteve, mes të cilave dallojnë ato që tregojnë kryeministrin e sotëm, Edi Ramën. Në atë kohë Rama ishte pedagog në Akademinë e Arteve dhe dhomën e ndenjies e kishte edhe studion e tij.

Foto më lart është bërë gjatë një vizite që Lobnig bëri në shtëpinë e Ramës në vitin 1992. Muret janë të shkruar dhe të bojatisur me shprehje, vargje apo citime të ndryshme. Vetë Rama ka pozuar me dy shkronja në sfond W. C., megjithëse nuk është e qartë nëse pas tij është tualeti i shtëpisë.

Kjo është një nga fotot e rralla brenda një prej shtëpive të Edi Ramës. Nga vila e tij në Surrel, kryeministri nuk ka preferuar të ndajë asnjë imazh me publikun, zgjedhje që e ka shtuar më shumë kuriozitetin e mediave.

 

 

Baby Boo