FOTO/ Ky është shoferi i ministrit të brendshëm Xhafaj që u gjet i vdekur me plumb në kokë

Shoferi i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në garazhin e Gardës së Republikës.

Baby Boo

Lajmi është konfirmuar në mënyrë zyrtare edhe nga Garda e Republikës.

Sipas Gardës sot rreth orës 09:30 të mëngjesit, në garnizon është gjetur i pajetë brenda garazhit, të caktuar për mjetet e Ministrisë së Brendshme, gardisti me detyrë funksionale shofer i Ministrit të Brendshëm, shtetasi Shkëlzen Qordja, 31 vjeç.

Image

Shkelzen Qordja

Trupi i pajetë u konstatua nga punonjës të Gardës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë është duke punuar për të qartësuar shkaqet e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave.

Image

Restorant Lumare