Foto/ Ishte duke raportuar live nga shtëpia, gazetarja “turpërohet” nga i biri


Një spikere e lajmeve në Florida të SHBA-ve, është “turpëruar” teksa ishte duke raportuar live nga shtëpia, mbi të rejat më të fundit të koronavirusit në vend.

Djali i spikeres Martha Sugalski, u pa duke vrapuar e bërtitur, në studion e iprovizuar në shtëpi  nga e ëma, teksa ajo ishte duke raportuar lajmet.

Më vonë gazetarja, shpjegoi se djali i saj i madh Maxwell, kishte bërë një shaka me të vëllanë e vogël, ndaj dhe ai kishte reaguar në atë mënyrë.

Ndërkaq, si pasojë e koronavirusit shumë gazetarë e spikera lajmesh, po punojnë nga shtëpitë e tyre, për të respektuar kështu masat e ndërmarra nga autoritet. Por gjatë kësaj periudhe, nga raportimet në shtëpi janë regjistruar mjaft momente komike.

Baby Boo