(FOTO) Dehari: Respekti i kaq shumë njerëzve vulos fitoren e BDI-së


Njeriu i fitoreve, Fatmir Dehari: Respekti kaq i madh në qytetin e Kërcovës para një turme të madhe të simpatinzantëve të Bashkimit Demokratik për Integrim u bë hapja e shtabit për zonën 5 dhe 6.

Me një fjalin rasti të pranishmëve u drejtua dhe njeriu i cili nuk njeh humbje, kryetari i Komunës së Kërçovës, njëherazi dhe shefi i shtabit për Kërçovë Fatmir Dehari.

“Me hapjen e këtij shtabi vulosim fitoren e madhe të rradhës të Bashkimin Demokratik për Integrim. Vetë prezenca juaj në numër kaq të madh vlet për vlerat e BDI-së, respektin që kemi për ju dhe për ardhmërinë e këtij vendi. Jemi të nderuar më prezencën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, Ish kryetarit të kuvendit Talat Xhaferi që bëri të mundur në krye të atij institucioni të flitet shqip. Jemi mirenjohës ndaj juve të pranishëm për besimin dhe respektin. Dikur ëndrra jonë ishte të mësojmë dhe edukohemi në gjuhën shqipe, dhe sot falë kryetarit Ali Ahmeti kjo gjë është një realitet në Maqedoninë e Veriut. Sot, shqiptarët janë kryetarë nëpër disa qytete në Maqedoni, si Struga, Kërcova, Cairi e Saraj dhe kjo është meritë e BDI-së. Falë BDI-së qytetarët shqiptarë arritën të jenë pjesë përbëre nëpër institucione shtetërore”, u shpreh Dehari.

Baby Boo