FOSTER ACADEMY me ide e veprim fisnik: Donacion për Repartin e Fëmijëve në Spitalit Klinik të Tetovës


Deri te Reparti i Pediatrisë në kuadër të Spitalit Klinik të Tetovës FOSTER ACADEMY dhuroi donacioni modest në të cilin përfshihen: lojëra edukative (logjiko – konstruktive), tavolina për fëmijë, karrige të vogla, aspekte dekorative, materiale shkollore dhe gjësende tjera me çrast dëshirohet të vëndohet në spikamë kontributi për të mirën e përgjithshme.

FOSTER ACADEMY është insitucion i arsimit joformal që shtrinë aktivitetin e vet në veprimtarinë e arsimit joformal në formate e grupmosha të ndryshne, pjesë e së cilës veprimtari është edhe puna me fëmijë në programe të ndryshme edukative, psiko-zhvillimore, pedagogjike e motivacionale; ndaj, me këtë rast po për fëmijët u ndanë gjësende me shumë vlerë për përditshmërinë e punës në Repartin Pediatrik.
“Donacioni për Repartin e Pediatrisë në Spitalin Klinik të Tetovës është aktiviteti ynë i parë i kësaj natyre me shpresë që të tilla aktivitete do të realizojmë edhe në të ardhmen për kategori e intitucione të ndryshme në nevojë. Falenderojmë Spitalin Klinik të Tetovës që pranoi donacionin e përgatitur nga ne me shpresë që bashkëpunime tjera të ngjashme do të kemi edhe ne të ardhmen. Puna e institucionit tonë lidhet më fëmijë, ndaj ato duam t’i shohim të ditur, kulturuar, edukuar, social; por para së gjithash të shëndoshë.

Donacionin të cilin ne e dhuruam nuk iu dedikohet vetëm atyre që qëndrojnë në spital, mirëpo janë edhe gjësende e lojëra konstruktive dhe logjike që mund të jenë në ambulantat e pediatrisë me çrast mund të luajnë rol pozitiv në periudhën teksa mjekët pediatër i kontrollojnë fëmijët, meqë është rutinore “fobia normale nga mentali i bardhë” thonë nga FOSTER ACADEMY.

FOSTER ACADEMY do të jetë partner bashkëpunues në cilindo kohë e format kooperimi, veçmas kur kemi të bëjmë me kategorinë më subtile e sublime të shoqërisë, fëmijët.

Tendenca e FOSTER ACADEMY do të jetë e atillë që aktiviteti në fjalë të jetë tradicional veçmas për spektrin e bashkëpunimit me institucioni ku synohet e mira e gjithmbarshme e fëmijëve.
Reparti i Pediatrisë dhe Spitali Klinik i Tetovës vlerësuan lartë gjestin e FOSTER ACADEMY duke i falenderuar për bashkëpunimin dhe idenë në fjalë.

Baby Boo