Foshnja e porsalindur me Kovid-19, Delta po go*det fëmijët dhe të rinjtë

Young girl is lying in a hospital bed

Pacienti më i ri pozitiv me Covid-19 është një foshnjë vetëm 10 ditëshe. Foshnja ka rezultuar pozitiv nga nëna e saj dhe që të dyja po trajtohen në Institutin për sëmundje të mushkërive, Kozle. Gjendja e tyre shëndetësore është e mirë njofton drejtori i këtij spitali Besnik Zeqiri, i cili thotë se së shpejti do t’i lëshojnë në trajtim shtëpiak. Të hospitalizuar me Covid-19 ka edhe një foshnje një muajshe dhe një tjetër dy muajshe, mes gjithsej 22 fëmijëve. Numri i fëmijëve që in*fektohen me virusin korona dhe që vijnë për kontrolle në Kozle është fri*kësues, deklaron Zeqiri.

“Fëmija më i vogël për fat të keq është shumë i vogël, gjendja e tij është e mirë, stabile dhe është vetëm 10 ditsh. Që nga lindja e tij domethënë është pozitiv dhe sigurisht ka dalë nga nëna e tij, e cila ishte pozitive edhe fëmija është. Për fat të mirë janë mirë, por duhet të jenë nën përkujdesje në spital”, tha ai.

Gjendja shëndetësore e fëmijëve në përgjithësi është e mirë. Më të rre*zikuar janë fëmijët e moshave nga 10 deri në 16, sidomos ata që janë në mbipeshë, tregon drejtori Besnik Zeqiri. Faktor kryesor për përkeqësimin e gjendjes është obeziteti, sepse fëmijët e këtyre moshave ushqehen me ushqime të shpejta, më saktë joshëndetshëm, thotë Zeqiri.

“Në përgjithësi nuk kanë sëmundje tjera, nga ata 22 fëmijët që i kemi në veçanti vetëm dy fëmijë që janë më të vegjël kanë sëmundje tjera kronike, domethënë nga lindja e tyre. Megjithëse kanë sëmundje tjera gjendja e tyre shëndetësore është e mirë, pra është stabile. Ndërsa te fëmijët më të rritur, vetëm si shenjë, apo komplikacion i sëmundjes është obeziteti”, shton më tej Zeqiri.

Drejtori i këtij spitali apelon te prindërit që të vaksinohen që mos të vije deri të in*fektimi i fëmijëve me këtë virus. Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik për javën e kaluar, sa i përket grupmoshës nga 0 deri 9 vjeç për një javë janë regjistruar 125 raste pozitive të të inf*ektuarve.
Përndryshe Instituti për sëmundje të mushkërive tek fëmijët Kozle –është shndërruar në Covid-Qendër ku trajtohen fëmijët të dyshuar ose pozitiv me Covid-19.

Baby Boo