Foshnja e parë e lindur në vitin 2024 është djalë, ka lindur në Gjinekologji në Shkup


Pikërisht në mesnatë ka lindur foshnja e parë në Shkup. Foshnja është e gjinisë mashkullore, peshon 3760 gram dhe është e gjatë 52 centimetra, informojnë nga Instituti Shëndetësor Publik Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë – Shkup.

Foshnja, e cila ka lindur në Klinikën Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë në Shkup, ka lindur në mënyrë natyrale me rezultatin APGAR 10/10. Lindja është bërë nga ekipi kujdestar në Klinikën për Gjinekologji dhe Obstetrikë (GAK).

Nëna e foshnjës është nëna 34-vjeçare Natasha Stefkovska nga Shkupi.

Klinika i uroi të porsalindurit shëndet dhe fëmijëri të lumtur.

Në 15 minutat e para të Vitit të Ri në GAK kanë lindur tre bebe.

Për në mëngjes është paralajmëruar vizita e ministrave të Shëndetësisë dhe Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Mejiti dhe Jovanka Trenchevska në Klinikën e Gjinekologjisë dhe foshnjën e parë të lindur.

Baby Boo