Forumi ekonomik në RMV: Migrimi i të rinjve problem serioz, ja çfarë duhet të bëhet

Në forumin ekonomik “Sfidat e ndërmarrjeve për gjetjen e fuqisë punëtore cilësore në kohën moderne”, që u mbajt sot në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV) u diskutuan tendencat për marrëdhëniet e punës që japin motiv për punëtorët që të qëndrojnë në shtet, rregullimin ligjor dhe mënyrën se si ne qëndrojmë, cilat janë obligimet e ndërmarrjeve për t’u anëtarësuar me Bashkimin Evropian, transmeton Portalb.mk.

Në forum është vlerësuar se migrimi i fuqisë punëtore është problem serioz, dhe për ta parandaluar, duhet të realizohen reforma në arsim, për pre kualifikim të të rinjve.

“Përfaqësues të qeverisë, sektorit privat dhe akademisë e njohën nevojën urgjente për punëtorë të kualifikuar, u pajtuan për reformën në arsim dhe për pre kualifikim të të rinjve profesionistë si zgjidhje potenciale. Migrimi është problem serioz i cili ndryshon ofertën e fuqisë punëtore dhe e zmadhon mospërputhjen me kërkesën e punës në Maqedoninë e Veriut. Punëtorët shumë të kualifikuar, siç janë IT ekspertët, personeli i medicinës dhe inxhinierët, emigrojnë në vendet më të zhvilluara për vende të punës që paguhen më mirë. Këto sfida mund të zgjidhen nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta të qeverisë dhe sektorit privat”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

Në pjesën e dytë të forumit u prezantua analizë krahasuese me vendet e zhvilluara fqinje në lidhje me çështjet e mbajtjes së fuqisë punëtore në vend dhe cilat masa duhen të ndërmerren në këtë drejtim.

Pjesëmarrës në këtë forum ishin përfaqësues të Qeverisë së RMV-së, të USAID-t, profesorë si dhe ndërmarrje të shumta.

Forumi është realizuar në kuadër të projektit të USAID-it “Partneritet për rregullativë më të mirë afariste”, që realizohet në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Odën Ekonomike të Maqedonisë, Lidhjen e odave ekonomike dhe Odën ekonomike për teknologji informatike dhe të komunikimit (MASIT), dhe EPI Centar Internacional.

Download WordPress ThemesDownload WordPress Themes FreeDownload Best WordPress Themes Free DownloadDownload Nulled WordPress Themesudemy course download freedownload micromax firmwareDownload WordPress Themes Freeudemy free download