FORMOHET GRUP PARLAMENTAR PËR KOMUNITETIN ROM, KRYEPARLAMENTARI MBËSHTET INICIATIVËN


 

Sot në Kuvend u themelua Grupi Parlmentar Ndërpariak për të Drejtat e Romëve. Me këtë iniciativë pritet të ulet niveli i problemeve shumëvjeçare të këtij komuniteti.

Vaska Bajramoska nga Avokati i popullit, tregoi se kërkesat më të shpeshta të romëve deri tek Avokati i popullit janë ato ekzistenciale.

 

“Konstatimi nga puna e institucionit tonë, është se romët në cilëndo zyrë rajonale të avokatit të popullit të drejtohen, qoftë edhe në Shkup, çdoherë kërkojnë mbrojtje për realizimin e ndonjë të drejte, kërkojnë mbrojtje për qasje deri te e drejta që e ka të garantuar me Kushtetuët dhe me ligj. Nga ana tjetër kërkojnë mbrojtje të realizimit të së drejtës me rëndësi ekzistenciale, të drejtë për akomodim, ujë të pijshëm, e drejtë për të pasur letërnjoftim, për të pasur qasje deri te shërbimet shëndetësore, për arsim etj”, tha Veska Bajramovska.

 

Nismëtari i këtij grupi Samka Ibraimoski, theksoi se Komuniteti Rom, ende përballet me problmet elementare për jetë.

 

 

“Të nderuar deputetë, ambasadorë, dhe organizata joqeveritare. Është fakt se komunitetit rom vazhdon të jetë pakicë për shkak të steriotipeve ku me vite me radhë po gjenerohen. Romët vazhdojnë të jenë komuniteti më i ndjeshëm, dhe me shumë probleme në arsim, jetesë, shëndetësi”, u shpreh Samka Ibraimoski deputet.

 

Të gjitha partitë që ishin të pranishëm në kuvend e përkrahën këtë inciativë. Kryeparlametari Talat Xhaferi dha mbështetje të plotë duke thënë se ky grup do të jetë në mbështetje të komunitetit rom. Edhe kryeministri Zoran Zaev në fillim të këtij viti pat theksuar se ekziston vullnet i fortë politik për implementimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së komunitetit rom në Republikën e Maqedonisë.

Baby Boo