Formimi i Qeverisë, Pendarovski nuk do të organizoj takim liderësh


Nuk do të ketë takim liderësh lidhur me çështjen e ndarjes së mandatit për formimin e shumicës së re parlamentare. Presidenti Stevo Pendarovski do të zhvillojë konsultime politike me liderët e partive, të cilët pritet t’i njoftojë me versionin kushtetues të ndarjes së mandatit. Presidenca garanton se nuk do të përsëritet viti 2016, kur mandati u nda pa pasur shumicë të garantuar parlamentare.

Presidenti pas konstituimit të Kuvendit do të realizon konsultime me partitë politike. Mandati do të besohet në përputhje me Kushtetutën – njoftojnë nga Kabineti i Presidentit.
Kushtetuta obligon presidentin që mandatin për formimin e Qeverisë ta ndaj 10 ditë pas thirrjes së Kuvendit.

Në afat prej 10 ditëve, nga dita e konstituimit të Kuvendit, mandati për formimin e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, përkatësisht partive që kanë shumicë në Kuvend – thuhet në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Partitë akoma nuk kanë nisur negociatat. Lideri i LSDM-së ndodhet për pushime në Prespë, ndërkohë ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është angazhuar nga partia të udhëheq negociatat për shumicë të re./Adrian Kerimi

Baby Boo