Formacionet zyrtare: “Tërmet” te Argjentina, Kroaci në ekuilibër


Superndeshja e mbrëmjes së sotme është ajo ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë. Ekipi i Lionel Messit vjen pas barazimit nga Islanda, ndërsa kroatët pas fitores me Nigerinë. Ballkanasit të udhëhequr nga kapiteni Luca Modric kryesojnë grupin D.

Ndeshja e sotme do të jetë vendimtare, pasi skuadra e argjentinas ka nevojë vetëm për fitore, ndërsa skuadra ballkanse mund të kënaqet dhe me një barazim. Takimi do të jetë mjaft interesant, pasi do të vërë përballë  Lionel Messin dhe Luca Modricin, një “el clasico” brenda botërorit.

Trajneri Horge Sampoli ka lënë në stol disa nga yjet e ekipit të tij. Ai nuk do ta nisë nga minuta e parë me Di Marian, Rohon apo Biljan. Kroaci vjen me një formacion luksi.

20:00/ Argjentina – Kroacia

Argjentina: Kabajero; Merkado, Otamendi, Taljafiko; Akunja, Masçerano, Perez, Salvio; Aguero, Mesi, Meza, Pavon.

Kroacia: Subashiç; Vrsaljko, Strinic, Lovren, Vida; Rakitiç, Brozoviç; Modriç, Perisiç, Rebiç; Manxhukiç.

 

Baby Boo