Formacionet zyrtare: Reali favorit, Bayernit i nevojitet mrekullia


Real Madridi dhe Bayern Munichu zhvillojnë ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parë i zhvilluar në Allianz Arena përfundoi me fitoren e skuadrës spanjolle me rezultat 2-1, ndërsa ndeshja kthyese zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Nikoqirët janë favoritë për t’u kualifikuar në finale duke qenë se e kanë epërsinë e rezultatit dhe epërsinë e terrenit.

Nga ana tjetër, mysafirëve iu nevojitet të bëjnë diçka të jashtëzakonshme për t’i ndryshuar gjërat.

Formacioni zyrtar i Real Madridit: Keylor Navas, Lucas Vazquez, Sergio Ramos, Varane, Marcelo, Kovacic, Kroos, Modric, Asensio, Cristiano Ronaldo, Benzema.

Finalisti tjetër do të vendoset ndërmjet Romës dhe Liverpoolit në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në Stadio Olimpico. /Telegrafi/

Baby Boo