Forcat talebane lirojnë nga burgjet në Kabul të dënuarit talebanë


Një agjenci e lajmeve pro-talebanëve, përmes pamjeve të postuara tregon se forcat talebane që kanë pushtuar Kabulin janë duke nxjerrë të bur*gosurit talebanë nga burgu Pul-e-Charkhi në Kabul-bu*rgu më i madh në Afganistan.
Mëngjesin e ditës së sotme, forcat talebane pushtuan bur*gun ushtarak në ish -bazën ajrore amerikane Bagram.

Talibanët dhe lu*ftëtarët ekstremistë, përfshirë ata që i përkisnin Shtetit Islamik, ishin midis 5,000 të bur*gosurve që mbaheshin në bu*rgun Bagram.
Pak më herët mediet e huaja njoftuan edhe largimin nga afganistani të Presidentit Ashraf Ghani, i cili është larguar nga kryeqyteti Kabul për në Taxhikistan.
Ndërkohë Shtetet e Bashkuara evakuuan diplomatët nga ambasada e tyre me helikopter dhe një ministër i qeverisë tha se pushteti do t’i kalonte një administrate të përkohshme.

Baby Boo