Forcat ruse godasin sërish zonën e vendbanimeve civile në Kiev


Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur në sulmin që forcat ruse kanë ndërmarrë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Sipas transmetimeve nga dëshmitarët, thuhet se një raketë e lëshuar nga forcat ruse ka rënë në zonën që i përket civilëve në rajonin Podilskyi të Kievit.

Në sulm krahas shumë apartamenteve të ndodhen në zonë theksohet se ka pësuar dëme të rënda edhe një shkollë.
Si pasojë e shpërthimit janë thyer xhamat e disa shtëpive përreth dhe shumë automjete janë bërë të papërdorshme.
Sipas informacionit që gazetari i AA-së ka marrë nga ekipet e shëndetësisë në zonë, mësohet se një person ka humbur jetën ndërsa janë plagosur katër të tjerë. Bëhet e ditur dy persona po ashtu humbën jetën në sulmin që forcat ruse kryen mbrëmë në Kiev.

Prokuroria ukrainase: Në sulmet e Rusisë humbën jetën 109 fëmijë
Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës njofton se 109 fëmijë e kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve të sulmeve të Rusisë në vend.

Në një deklaratë nga Prokuroria thuhet se në bombardimet e ushtrisë ruse janë dëmtuar 439 institucione arsimore dhe se 63 prej tyre janë bërë të papërdorshme pasi janë shembur plotësisht.
Lufta Rusi-Ukrainë, që filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar reagime ndërkombëtare, ka çuar në kufizime financiare ndaj Moskës, si dhe ka nxitur një largim të kompanive globale nga Rusia.

OKB-ja njofton se të paktën 780 civilë kanë humbur jetën dhe rreth 1.250 të tjerë janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por theksohet se kushtet në terren e bëjnë të vështirë verifikimin e numrit të vërtetë të viktimave. Sipas Agjencisë së OKB-së për Refugjatë (UNHCR), mbi 3.1 milionë refugjatë ukrainas kanë kaluar në vendet fqinje./Anadolu Agency (AA)/

Baby Boo