Forcat izraelite i vijnë në ndihmë familjes së ushtarit shqiptar në Izrael


Forcat izraelite vijojnë vlerësimin e dëmeve të banesave të dëmtuara në Shqipëri, nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ditën e sotme ato kanë vizituar shtëpinë e ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite dhe në telefonatën që bënë me të ata e garantuan se prindërit e tij ishin mirë dhe ata po kujdeseshin për familjen e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur në facebook kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Postimi i plotë:

Njësia e Forcave të Armatosura të Izraelit, e cila sëbashku ekspertë vendas dhe të huaj po kujdeset për vlerësimin e dëmeve në ndërtesa, të shkaktuara nga tërmeti i 26 Nëntorit, vizitoi edhe shtëpine e një ushtaraku me origjinë shqiptare të forcave ushtarake izraelite. Ne telefonatën që ata i bënë kolegut të tyre B.D., i cili nuk mundej t’i gjendej prane familjes ne keto momente, e siguruan se prinderit e tij ishin mire dhe në duar të sigurta. Shokët e tij po kujdeseshin për prindërit dhe vëllezërit në Shqipëri.

Baby Boo