Forcat izraelite ekzekutojn një komandant të lartë të grupit Hamas


Forcat izraelite të sigurisë kanë ekzekutuar në Rripin e Gazës një komandant nga grupi terrorist, Hamas.

Zyrtarët palestinezë kanë treguar se disa militantë të grupit Hamas janë qëlluar me armë zjarri nga një veturë në lëvizje, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu edhe banorët lokalë kanë bërë të ditur se aeroplanët izraelitë kanë gjuajtur mbi 20 raketa në zonën ku është zhvilluar incidenti.

Ndërsa ushtria izraelite nëpërmjet një deklaratë të shkurtër ka raportuar se “Gjatë një aktiviteti operacional të Forcave Mbrojtëse të Izraelit (IDF) në Rripin e Gazës, ka pasur të shtëna me armë zjarri”.

Baby Boo