Operacioni “Forca e Ligjit” vijon të veprojë për të goditur veprimtaritë kriminale dhe personat që i ushtrojnë ato.
Së fundi, në kuadër të këtij operacioni, policia e Fierit ka ekzekutuar një urdhër të Gjykatës së Rretit, për sekuestrimin e pasurisë ndaj shtetasit Fatos Fasko.
49-vjeçari nga Radostina e Fierit është dënuar me 9 vite e 4 muaj burg për pjesëmarrje në organizata kriminale dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Pasuritë e sekuestruara të Fatos Faskos janë si më poshtë, ndërsa vijon puna për identifikim të të tjera pasurish në emër të këtij shtetasi.
•Apartament me sipërfaqe 127.68 m² në Tiranë.
•Apartament me sipërfaqe 50 m² në Fier.
•Trualle me sipërfaqe 380 m² dhe 50 m² në ndertim.
•Pronë me proces legalizimi me sipërfaqe 548.3 m² në fshatin Radostin, Fier.
•Dymëdhjetë llogari bankare në emër të shtetasit Fatos Fasko dhe të familjarëve të tij me gjëndje 1.300.000 lekë.
• Tre automjete.