Fokusi i skriningut për Maqedoninë do të jenë kapitujt 23 dhe 24


Pala e Maqedonisë dhe Evropës, këtë javë i harmonizojnë kalendarët për fillimin e skriningut të ligjvënësit të Maqedonisë, që është hap i parë the themelor për fillimin e bisedimeve me BE-në, njofton Portalb.mk.

Pas kësaj, pritet që më 17 korrik, eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, ta vizitojë Shkupin, ku edhe zyrtarisht kryeministri Zoran Zaev ta paralajmërojë fillimin e procesit.

Skriningu është proces i skenimit të ligjvënësit të vendit kandidat dhe vlerësim i shkallës së përgatitjes dhe harmonizimit me ligjvënësin evropian. Në zhargonin evropian është e njohur edhe me termin “asquis communautaire”.

Skriningu është çështje teknik dhe përbëhet nga takimet mes dy palëve ku delegacioni evropian e prezanton “asquis”-tën e BE-së për secilin kapituj (gjithsej janë 35), derisa Maqedonia e prezanton nivelin e harmonizimit të ligjvënësit të brendshëm, progresin dhe ajo çfarë ngelet të bëhet.

“Komisioni Evropian (KE) do të vazhdojë me përkushtimin e saj të fuqishëm që ta përkrah IRJ Maqedoninë në përpjekjet reformuese në përgatitjen e fillimit të negociatave në qershor të vitit 2019, në kontekst të fillimit me punën përgatitore. Ajo përfshin kontroll analitik të asuqis-it (skriningut) por edhe përgatitjen e kornizës negociuese, deklaroi për MIA, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq.

Burimet nga KE-ja, sqarojnë se bëhet fjalë për proces të detajuar, që do ta udhëheq KE-ja që ta përgatit vendin për bisedimet me BE-në.

“Skriningu i mundëson vendit kandidat që të njihet plotësisht me asquisi-n e BE-së, ndërkaq KE-së i mundëson që të vlerësojë nivelin e përgatitjes së vendit kandidat dhe planet për harmonizim me asquis-in e BE-së”, thonë burimet nga BE.

Procesi zgjat më shumë se një vit dhe paraqet bazë solide të informatave ndaj së cilës vendet anëtare të BE-së më pas i miratojnë vendimet në procesin e bisedimet me Maqedoninë”, thonë nga KE. Çdo kapitull ka të bëjë me politikë të caktuar të Evropës, nga mjedisi jetësor deri te pronësia intelektuale, bujqësia ose transporti, transmeton Portalb.mk.

Këto janë edhe kapitujt të cilat duhet të hapen vitin e ardhshëm, në pajtueshmëri me qasjen e re të BE-së ndaj vendeve kandidate. Nga pala e Maqedonisë vlerësohet se fillimi i skriningut me këto dy kapituj është e rëndësisë së madhe dhe në lidhje me kushtet të cilat i janë parashtruar Maqedonisë për datën e bisedimeve, Evropa kërkon reforma në shërbimet e kundërzbulimit dh luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ndryshe, përvoja e BE-së me vende si Rumania, Bullgaria, Kroacia ka bërë që BE-ja ta ndryshonte strategjinë e zgjerimit sa i përket renditjes së kapitujve negociues, pra, të fillohej me kapituj 23 dhe 24 që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Në qoftë se vendet anëtare nuk tregojnë progres në lidhje me këta kapituj, atëherë nuk mund të hapen kapitujt e rinj, madje procesi i negociatave mund të ndalet plotësisht. Një ndryshim tjetër është se nga vendi kandidat pritet që para se të anëtarësohet në BE, të përmirësojë qeverisjen ekonomike dhe fuqinë konkurruese. Dhe qasja e tretë është përforcimi i institucioneve demokratike të vendit kandidat për në BE.

Por Maqedonia, për të arritur deri në hapjen e kapitujve, fillimisht e ka sfidën e referendumit për emrin, gjegjësisht duhet që referendumi të kalojë pozitivisht, ndërkaq pastaj do të mund t’i fillojë bisedimet.

Baby Boo