FMN parashikon një rritje ekonomike më të ngadaltë për shkak të lu*ftës në Ukrainë


Ekonomia botërore do të rritet me një ritëm më të ngadaltë për shkak të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës thuhet në një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar të publikuar të martën. Ky organizëm parashikon një rritje prej 3.6% këtë vit, që është gati dy herë më e vogël krahasuar me rritjen prej 6.1% që u shënua vitin e kaluar. Fillimisht FMN-ja kishte parashikuar rritje prej 4.4% për këtë vit.

“Efektet ekonomike të lu*ftës po përhapen shumë, gjerësisht”, thuhej në raportin e FMN-së.
Lu*fta ka përkeqësuar prirjet negative ekonomike, siç janë problemet në zinxhirin e furnizimeve apo edhe rritja e çmimit të karburanteve e ushqimeve.

“Brenda disa javësh, bota ka përjetuar përsëri një tronditje të madhe e transformuese”, shkruante ekonomisti më i lartë FMN-së, Pierre-Olivier Gourinchas, në parathënien e raportit.
“Ndërsa po vihej re një rimëkëmbje e qëndrueshme nga kolapsi ekonomik global i shkaktuar nga pandemia, lu*fta ka krijuar gjasa shumë reale që një pjesë e madhe e të ardhura të siguruara së fundmi, të humbasin”.

FMN-ja parashikon se ekonomia ruse do të tkurret me 8.5% këtë vit ndërsa ajo e Ukrainës do të bjerë në mënyrë drastike me 35%. Po kështu Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Evropa pritet të përballen me një rritje më të ngadaltë si rezultat i lu*ftës.

Baby Boo