Fluturakja që ra mbi Zagreb mund të jetë dron që përdoret nga Ukraina

Një shpërthim i madh ka ndodhur në afërsi të konviktit të studentëve në Zagreb të Kroacisë mbrëmjen e së enjtes, ku është konfirmuar se bëhet fjalë për një fluturake, meqë aty janë gjetur disa pjesë të saj dhe dy parashuta.

Ky objekt fluturues ende i paidentifikuar sipasnjë eksperti të aviacionit ushtarak mund të jetë një dron i cili përdoret nga Ukraina.

Eksperti shqyrtoi fotot dhe paraqiti teorinë e parë se ajo që u shemb në Zagreb, “Ka ardhur nga Ukraina”.

Sipas ekspertit ushtarak, Tyler Rogoway duket se mund të jetë një dron zbulues Tu-141 ‘Strizh’.

“Ne besojmë fort se ky është një dron zbulues që duket si një raketë. Duhet të jetë përkeqësuar seriozisht, ka fluturuar në të gjithë Hungarinë dhe më në fund është rrëzuar në Zagreb – shkroi Rogoëay dhe paraqiti më shumë prova se droni mbërriti në Kroaci nga zona e luftës.

Ai shtoi edhe se “Kohët e fundit u njoftua se Ukraina ka vënë në punë dronët që nga koha sovjetike dhe me sa di unë, ukrainasit janë të vetmit në botë që përdorin dronin Tu-141”, raporton Jutarnji.