Fluks i madh udhëtarësh në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut


Fluks i madh udhëtarësh është regjistruar në pikat kufitare me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, gjatë kësaj të shtune.
Vetëm gjatë kësaj paraditeje janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në pikën doganore të Kapshticës. Mësohet se së vendin tonë kanë hyrë 3465 qytetarë, teksa drejt vendit kanë udhëtuar 1781 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Me i lartë ka qenë fluksi i lëvizjeve ndërkufitare në Qafë-Thanë, nga e cila kanë hyrë në Shqipëri 5079 qytetara dhe kanë dalë 3809 shtetas të huaj dhe shqiptarë.
Pavarësisht fluksit i cili pritet të mbetet i lartë gjatë gjithë fundjavës, situata në pikat doganore është normale dhe përpunimi i dokumentacionit të udhëtarëve dhe mjeteve bëhet pa vonesa.

Baby Boo