“Florence” humb fuqinë, por dëmet e stuhisë janë të mëdha


Stuhia Florence vazhdon të godasë disa zona të Karolines së Veriut dhe asaj të Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me intensitet më të ulët.

Edhe pse ka humbur fuqinë, dëmet në njerëz dhe materiale janë të mëdha.

Të paktën 13 viktima janë identifikuar deri më tani, mes tyre edhe një foshnje.

Autoritetet japin alarmin se situata mund të vështirësohet për shkak se përmbytjet që ka shkaktuar stuhia vetëm sa kanë nisur, ndërsa shumë lumenj rrezikojnë të dalin nga shtratet.

Shtetet e brigjeve lindore të Amerikës kanë marrë masat e nevojshme për të përballuar situatën e rëndë të krijuar nga stuhia Florence. Të paktën 1 milionë e 700 mijë banorë janë të evakuuar nga shtëpitë.

Grupet e kërkim shpëtimit janë në gatishmëri të plotë, ndërsa gjysmë milionë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike. Shumë persona kanë mbetur të bllokuar në shtëpitë e tyre të përmbytura.

Edhe pse është dobësuar në krahasim me një ditë më parë, stuhia ka gjasa të vazhdojë për disa ditë.

Baby Boo