Flet vullnetari që provoi vaksinën ndaj Covid-19: Kisha ethe, të vjella dhe dhimbje. Pas një dite gjithçka kaloi (VIDEO)


Flet vullnetari i cili ka provuar ndër të parët vaksinën kundër COVID-19. Ian Haydon, ka thënë për CNN se ka patur disa efekte anësore pasi mori një dozë të lartë të vaksinës së prodhuar nga Moderna. Ethe të vjella, lodhje fizike për një ditë ka qenë eksperienca e të riut, që injektoi në trup 250 mikrogramë për të testuar medikamentin.
“Efektet përfshinin ethe dhe të vjella pas marrjes së dozës prej 250 mikrogramë si pjesë e provës për vaksinën” tha Haydon për CNN.

“Simptomat zgjaten një ditë kisha ethe të vjella dhe lodhje fizike. U detyrova të shkoj në spital në mënyrë që mjekët mund të më vëzhgonin dhe të kryenin testet e nevojshme. “Por siç e theksova pas një ditë unë nuk kisha më asnjë simptomë” ka thënë ai. Moderna tashmë ka treguar se vaksina për COVID-19 ka rezultuar e suksesshme tek të gjithë vullnetarët e fazës 2. Testimi do të kalojë në fazën 3 që është edhe faza e fundit e testimit para se autoritetetet të vendosin nëse do të dalë në treg për të gjithë.

Lajmi i mirë është se vaksina edhe sipas rezultateve të botuara në “New England Journal of Medicine” treguan se vaksina dha imunitet, por pati disa efekte të lehta anësore, si lodhje dhimbje koke e muskujsh shoqëruar me ethe.

Baby Boo