Flet vëllai i vajzës, tregon në detaje se si ndodhi vrasja e dyfshitë në Pejë


Në fshatin Vitomiricë të Pejës, gjatë ditës së djeshme janë gjetur pa shenja jeta dy persona.

Viktimat janë Ramë Berisha i moshës 60 vjecare dhe Albesa Rudi 16 vjecare.

Gazetari i Indeksonline ka shkuar në familjen e vajzës, ku edhe ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen.

Vëllau i saj, Bajram Rudi tha se Ramë Berisha në ora 4 e gjysmë të mëngjesit e ka marrë Albesën në shtëpi dhe më pas e ka vrarë.

Viktimat i gjeti një mbikqyrës i shtëpisë dhe gruaja e Ramadanit.

“Gjatë orës 4 e gjysmë të mëngjesit komshia e ka marrë motrën me zor, e ka qu në atë shtëpinë e vet”.

Vëllai i vajzës tregon që me vrasësin kanë pasur raporte shumë të mira.

“Ai e ka rrit vetë at qikë, ne jemi rrit si jetima. Sa herë ka ardhë në pushim e ka marr motrën dhe janë dalë me gjithë familjen e tij”.

Ramë Berisha jeton në Gjermani, dhe është ardhë në Kosovë para 5 ditëve.

Siç tregon vëllau i vajzës, dorasi është fjalosur me familjen e tij në Gjermani, shkaku i xhelozisë ndaj motrës së tij.

Tutje ai tregon që Ramë Berisha është nga Novosella por që 7 vite jeton në Vitomiricë të Pejës.

Ramadani kërkon drejtësi për motrën e tij dhe thotë që familja e tij të mos vijnë në Kosovë.

Baby Boo