Flet shqiptari nga Shkupi që gjendet në Afrikë: Qytetarët këtu më të disiplinuar se në Maqedoni!


Eroll Shaqiri nga Shkupi për momentin është me angazhim në Xhibuti, shtet në Afrikë. Por ai është vazhdimisht në rrjedha me zhvillimet në Maqedoni. Shaqiri ka kritikuar sjelljen e qytetarëve të Maqedonisë në kohën e epidemisë, duke theksuar se edhe pse Xhibuti është shtet më i pazhvilluar , atje qytetarët po tregojnë më tepër disiplinë me masat kundër COVID 19, pa u shpallur orë policore.

“Shikoni në internet ku gjendet Xhibuti dhe sa është i zhvilluar, këtu nuk ka masa policore, nuk ka orë policore, ka vetëm rekomandime. Do të publikoj fotografi këtyre ditëve të shikoni se si njerëzit në mënyrë të kulturuar në banka e markete mbajnë së paku një metër distancë. Domethënë Xhibuti, jo Japonia, ose Suedia”, ka shkruar Shaqiri.
Ai propozon që të hiqen të gjitha masat e jashtëzakonshme në Maqedoni, të “imunizohet kopeja”, së paku ekonomia të mos pësojë ekonomia.

“Le të shfuqizohen urgjentisht të gjitha masat e jashtëzakonshme në vend, le të lëshohen komplet nga kontrolli, imunizim i kopesë, së paku ekonomia nuk do të pësojë. Do të vdesin shumica e pleqve dhe të sëmurëve por kjo është, mund të fillojmë t’i qajmë prej tani”, ka shkruar Shaqiri plot me revoltë.

Baby Boo