Flet shefi i policisë rrugore në Kroaci: Është një nga aks*identet më të rënda që kam parë

Të paktën dhjetë persona kanë vde*kur, si pasojë e një aks*identi që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aks*identuar një autobus nga Kosova. Ndërkaq, 45 persona kanë mbetur të lënduar nga aks*identi, sipas policisë kroate.

Shefi i policisë së trafikut në stacionin policor, Slavonski Brod, Franjo Galić ka treguar se aksidenti i sotëm ka qenë ndër aks*identet më të rënda që ka parë.
“Unë kam qenë në shumë aksi*dente, por ky është me të vërtetë i vështirë dhe mendoj se është një nga ak*sidentet më të rënda që kam parë. Autobusi ishte plot, por nuk mund të them nëse kishte fëmijë mes të vde*kurve ose të pl8agosurve. Sipas udhëtarëve, kishte mbi 60 persona në autobus.”, ka thënë Galic.

Përveç policisë, në vendin e aksidentit janë edhe pjesëtarët e ekipit të zj*arrfikësve. Sipas Galic, nuk ka informacione se sa rëndë u lënduan të aks*identuarit.
Lidhur me rastin, kanë reaguar krerët e institucioneve në Kroaci dhe Kosovë, të cilët kanë ngushëlluar familjarët e vik*timave.