Flet Robbie Williams: Tregon pse i nxorri gishtin e mesëm kamerës në hapje të Botërorit


Robbie Williams dhe sopranoja ruse Aida Garifullina hapën botërorin ‘Rusia 2018’ më 14 Qershor.
Nga performanca e zjarrtë që dyshja patën në skenë, ishte gishti i mesëm i yllit të muzikës pop ai i cili u përmend në pothuajse të gjitha mediat e huaja dhe ato shqiptare dhe kritikat ishin të ashpra, shkruan lajmi.netTashmë kur botërori ka hyrë në ditën e shtatë që po mbahet në shtetin rus po sjell edhe rezultatet befasuese e Robbie ka zgjedhur të flas për të parën herë ku ka treguar arsyen se përse i nxorri gishtin e mesit kamerës atë natë.

”Kam qenë nën presion të madh, pasi kishte mbetur edhe një minutë performancë dhe nuk e dija si ta zgjasja shfaqjen. Kështu vendosa të bëja gjestin me gisht. Nuk ishte e planifikuar. Nuk i besoj vetes dhe se di se çka mund të bëj në moment”, ka thënë Williams për një medie të huaj gjatë një interviste të fundit në programin e mëngjesit atje.Para pak ditësh është thënë se nëse veprimi konsiderohet i qëllimshëm Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun, mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe të marrë edhe gjobë.

Baby Boo