Flet për Metron gjermani që po i përfaqëson ‘Dardanët: Faleminderit Kosovë, do t’ua shpaguaj besimin


Të gjithë u befasuan kur panë që tek Kosova U-17 në portë gjendet David Bisinger, një emër që për shumë kë tingëlloi i çuditshëm

David Bisinger është pjesë e Kombëtares U-17 të Kosovës dhe zhvilloi tri ndeshje me ‘Dardanët’ e udhëhequr nga Besnik Kollari, të cilët shkruan historinë duke u kualifikuar në Elite Round të Kampionatit Evropian 2019.

Kosova U-17 përfundoi në vendin e parë në Grup me Skocinë, Zvicrën dhe Qipron, ndërsa Davidi mbajti portën e paprekur në dy ndeshje.

të vërtetë David Bisinger, portieri që befasoi të gjithë duke zgjedhur që të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës?

David Bisinger është një djalosh i ri që e ka pasion lojën e futbollit. Babai i tij është gjerman, ndërsa nëna e tij është shqiptare nga Kosova, saktësisht vjen nga Komuna e Gjakovës.

Baby Boo