Flet njëri nga të mbijetuarit e sulmit në xhami: Lutesha tek Zoti që ti mbarojnë plumbat !

“Njerëzit iknin, dyert ishin të mbyllura, ai vraponte pas tyre. E dija se nuk kam gjasa. Jam fshehur nën tavolinë. Bëja kinse nuk po marrë frymë Shtatë herë ka ndërruar municion”, ka deklaruar Farid Ahmed, njëri nga të mbijetuarit në sulmin në Zelandë të re.

Shtetasi i Australisë Brenton Tarant ka hapur zjarr në një xhami, ndërsa aktin e tmerrshem e ka transmetuar live në fejsbuk.
Edhe një besimtarë tjetër ka rrëfyer për tmerrin e përjetuar.
“Mendoj për atë që në një moment t’i mbarojnë plumbat. I lutesha Zotit që të ndodhë kjo. Në një moment dëshiroja të dal jashtë dhe kalova pranë një personi i cili më tha që është më mirë që mos të dalë. U ktheva, dhe pas disa sekondave sulmuesi erdhi dhe e ekzekutoi pikërisht atë njeri.”, tha një person tjetër.