Flet nëna e foshnjës së infektuar: 15 ditë në spital, mjekët nuk na tregojnë rezultatet


Aleksandra Angellova, nëna e foshnjës katërmuajshe që uinfektua nga koronavirusi në Shkup, ka reaguar në facebook për kushtet e klinikës.

Ajo thotë se foshnja nuk merr ushqim të veçantë siç thonë nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa tre ditë kanë pritur që t’i merret mostër foshnjës për testim.

Postimi
“Çfarë menaxhimi, çfarë sistemi shëndetësor të aftë, Bravo! Nuk e di edhe ju vetë a i besoni përrallës. Kur edhe një njeri si unë me nerva çeliku arritët ta revoltoni. Kë e mashtroni për komunikim të mirë mes pacientit dhe mjekut? Të qëndrosh 15 ditë në Klinikën Infektive dhe një mjek mos të t’i tregojë rezultatet, e as pse marrësh terapi dhe pse të shpojnë? Kur pyesësh për ujë, të thonë se janë harxhuar donacionet, ndërsa në televizion thonë se foshnja ka ushqim të veçantë. Çfarë është ai ushqimi i veçantë? Tre ditë të thonë se do të marrin mostër nga foshnja dhe nuk e bëjnë”, ka shkruar nëna e foshnjës së infektuar.

Baby Boo