Flet kreu i Vrapçishtit, Shabani: Nuk kemi ingerenca mbi qent endacak


Para disa dite në fshatin Negotinë të komunës së Vrapçishtit, një banor i këtij fshati kishte pësuar nga qent endacakë të cilët e kishin kafshuar në shumë pjesë të trupit, duke i shkaktuar kështu plagë të rënda nëpër duar, kokë e këmbë, e që personi në fjalë ishte shtruar në spital për trajtim. Mirëpo si problematikë vazhdon të tangojë jo vetëm fshatin Negotinë por në gjithë rajonin e Pollogut, percjell Fakte.

Për kreun e komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, kjo problematikë duhet të zgjidhet nga Agjencioni i veterinarisë pasiqë si komunë nuk kanë ingerenca.

“Ne si komunë nuk kemi ingerenca, Agjencioni i veterinarisë e ka, edhe ato i japin me koncension ndonjë shoqate apo kompanie që merem me strehimin dhe trajtimin e qenve endacak”, shprehet kështu kryetari i komunës z. Shabani, ndërkohë që tregon se për momentin vetëm qyteti i Gostivarit e ka të zgjidhur problemin me qent endacak./Pacensure

Baby Boo