Flet i shituri/ “Policia shpërndau lekët. Mora 200 mijë lekë për Ramën dhe…” (VIDEO)


Një video denoncim është bërë publik, ku një qytetar pranon se ka shitur votën e tij për 50 mijë lekë të vjetra. Qytetari tregon se i kanë dhënë 200 mijë lekë për 4 vota.

Ai thotë se lekët janë shpërnda me makinën e policisë, pasi policët nuk ka kush i ndalon kush.
‘Ka ardhë makina e policisë me lekë. Se nuk i ndalon kush policët. Kanë marrë bosat. Me makinë policie, i kam parë vetë.
Edi Rama për Kishë të Laçit, e ka fitu me lekë se nuk e fitonte ndryshe. Unë 200 mijë lekë i mora për 4 votat e mia.

Në korridor më ka ardhë dhe më tha, 200 mijë lekë për 4 vota.
Të kish dalë tjetri me 55 mijë lekë, ja kisha dhënë atij tjetrit.
Këtë e kam marrë nga Edi Rama, 4 copa’, thotë qytetari në videon që mund ta shikoni më poshtë.

https://video.syri.net/upload/videos/2021/04/IMc8fGmq9yHxwCkp2moc_28_6ed7265da546305a6620d1a19ae96353_video_360p_converted.mp4

Baby Boo