Flet Hoti pas takimit me Vucicin: Kemi arritur progres, javën tjetër detajizohen këto çështje


Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti është deklaruar pas takimit që ka pasur sot me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuci.
Në një prononcim për televizionin publik Hoti tha se në kuadër të rinisjes së dialogut kanë arritur progres dhe se javën e ardhshme pritet detajizim i çështjeve.
”Kemi bërë progres edhe tek tema e zhvillimit ekonomik detajet tjera do t’i mësoni ditëve në vazhdim. Jemi duke diskutuar, ka progres presim javën e ardhshme të detajizojmë këto çështje” ka thënë Hoti.

”Këto janë biseda të nivelit politik, sepse jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjes finale duhet vullnet të të dy palëve dhe dedikim mbështetës” shtoi ai.
”Mund të ketë biseda të natyrës teknike. Jemi plotësisht të angazhuar dhe besojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen që na japin. Çështja me objektivë të qartë është njohja reciproke dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë” tha në fund.

Baby Boo