Flet familjari i pacientit me COVID-19: Nuk na informon kush, ka njerëz që presin nga 11 ditë pa përgjigjie


Një familjar i një pacienti me COVID-19 tek Infektivi ka folur lidhur me pritjen që bën ai dhe shumë të tjerë jashtë ambienteve të spitalit COVID-1.
Ai thotë se spitali nuk ka kontakt me familjarët që presin jashtë dyerve, dhe nuk ka asnjë informacion apo përgjigjie për situatën e pacientëve.

Familjari shprehet se ai vetë ka 4 orë që pret teksa ka të tjerë si ai që presin nga 11 ditë pa asnjë përgjigjie
”Të na informojnë. Ka njerëz që presin 11 ditë këtu dhe s’na informojnë. Do rri këtu derisa të na informojnë. Unë kam këtu prej 4 orësh dhe askush s’me jep përgjigje apo më informon.5-6 pasdite të fusin sende për të afërmit
Gazetari Erion Skëndaj ndërkohë raporton se kjo situatë ka nisur që në fillimin e pandemisë, dhe shpesh familjarët konfrontohen me policin që ruan portën e spitalit. Ai shton se më parë lejoheshin brenda spitalit të futeshin uji, lëngjet e frutave dhe ushqimi por tani lejohen vetëm rroba. Madje tashmë është vendosur dhe një orar, 17:00- 18:00, ndërkohë në orar tjetër nuk lejohet”, tha ai

Baby Boo